Rritja ekonomike e Bullgarisë në vitin 2023 do të jetë 1,7%, parashikon Banka Botërore në një raport të ri. Rritja e pritshme është ulur nga parashikimi i rritjes prej 2.6% i shpallur në qershor. Për Evropën Lindore, parashikimi i fundit është për rritje prej 1.1 për qind.
Rritja globale në vitin 2023 do të ngadalësohet "rrezikisht afër" recesionit, sipas institucionit të kreditit, i cili ka ulur pritjet e tij ekonomike për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së normave të interesit dhe luftës në Ukrainë.
Një "ngadalësim i mprehtë dhe i zgjatur" ka të ngjarë të shtyjë rritjen globale në 1.7 për qind, gjë që është gati gjysma e ritmit të parashikuar më parë dhe ndër më të dobëtit në dekada, bëri të ditur institucioni me bazë në Uashington.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..