Viti 2022 na solli një rol të ri të një muzikanti të njohur. Pas një karriere të gjatë të suksesshme si drejtues i një sërë projektesh muzikore në Bullgari dhe Angli, multi-instrumentisti i gjithanshëm Grisha Georgiev filloi një aventurë solo.
Prania e tij e ndritshme qëndroi po aq mirë si në grupin alternativ Matakka/Portokall ashtu edhe në dyshen eksperimentale Dokle & Greesh me Borjana Dokle. Dhe tani, tashmë si GREESH, realizoi dy këngë solo në më pak se një vit - këngën debutuese të funky groove “Lojë” dhe këngën e re “Gjithçka në duart e mia”.
Ideja për të dyja këngët daton në vitin 2019, kur bota nuk ishte ende në dijeni të sprovave si Covid-19 dhe lufta në Ukrainë. Kjo është ndoshta një nga arsyet e tingëllimit të tyre gazmor, përveç ngarkesës tipike energjetike të çdo muzike që prek GREESH. Këngët janë krejtësisht prej autori - muzikë, tekst dhe aranzhim.
“Gjithçka në duart e mia” është këtu për të na nxjerrë nga rutina dhe trivialitetet e përditshmërisë me tingëllimin e freskët. Ajo u regjistrua në vitin 2022 në Vatrën e Kulturës “Druzhba” në qytetin Harmanli, dhe GREESH gjen sërish një fushë për të shprehur të gjithë talentin e tij, duke incizuar vet bateri, bas, kitarë, sintetizator dhe natyrisht edhe vetë vokalin.
Videoja shumëngjyrëshe e këngës me heroin kryesor GREESH u xhirua në shtator në rrugët e Sofjes.
Si videoja, ashtu edhe kënga na ftojnë të hapim krahët dhe të këndojmë së bashku me GREESH: “Fluturoj, fluturoj, lart mbi qytet...”.
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..