Sofja iu bashkua serisë së qyteteve si Nju Jorku, Londra, Berlini, Hong Kongu etj., në të cilat mbahen festivale kineze të fenerëve, me skulptura të bukura shkëlqyese. Vizitorët në parkun e kryeqytetit "Vëzrazhdane" mund të shohin dhe përjetojnë një ekstravagancë ngjyrash dhe dritash. Mbi 170 instalacione ndriçuese të kafshëve të preferuara, luleve, pemëve, formave futuriste transportojnë të rinj e të mëdhenj në një realitet paralel ku përrallat marrin jetë.
Parku magjik “WinterLand” prezanton traditat e pritjes së Vitit të Ri Kinez, mësojmë nga Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/. Parku pret mysafirët e tij me tigra në mes të xhunglës, delfinë që kërcejnë mbi ujë, një foshnjë elefant në madhësi reale, flamingo rozë, një kopsht me fruta gjigante me ngjyra shumëngjyrëshe dhe personazhet e preferuar të fëmijëve...
Instalimet, duke përdorur drita ekonomike LED, janë krijuar së bashku me projektues dhe inxhinierë ekspertë nga Kina dhe mund të shihen deri në fund të shkurtit nga ora 14:00 deri në 22:00.
Përveç spektaklit origjinal prej dritash, parku "Vëzrazhdane" i Sofjes ka edhe një shesh patinazhi për adhuruesit e patinazhit dimëror. Në park, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit mund të shijojnë kushtet e mrekullueshme për patinazh, si dhe mundësitë për stërvitje fillestare të fëmijëve dhe të fillestarëve në sporte si hokej mbi akull, patinazh artistik e të tjera.
Sheshi i akullit është pjesë e kompleksit multifunksional "Sport Sofia" me një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë dhe një kapacitet deri në 100 përdorues. "Vëzrazhdane" është parku më i ri i kryeqytetit. Ndodhet në lagjen “Zona B-5” dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: WinterLand
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..