Në një seancë në Komisionin Parlamentar të Energjisë, ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov njoftoi se Bullgaria po negocion me Rumaninë për furnizimin e gazit natyror pas vitit 2026. Ai saktësoi se tashmë bisedoi me kolegun e tij nga Rumania. Fqinji ynë verior është i gatshëm, nëse ka tepricë, të plotësojë edhe nevojat e Bullgarisë, pasi çështja është për çmimin, shtoi ai, cituar nga BTA. Bullgaria është gjithashtu e gatshme të zhvillojë bisedime të ngjashme me Turqinë, shtoi ministri Hristov. Ai ritheksoi se nuk ka marrëveshje me Turqinë për furnizimin me karburant blu, por vetëm për kalimin përmes tubacioneve turke të sasive të dakorduara nga Bullgaria.
Më 2 shkurt ka edhe një takim në Baku, ku do të diskutohet për furnizimet e gazit nga Azerbajxhani.
Qeveria miratoi marrëveshjen mes “Bullgargaz” dhe kompanisë turke “Botash”Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..