Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se fronti i Doneckut po qëndron dhe Kievi po bën gjithçka për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. “Shteti terrorist dhe propaganduesit e tij po përpiqen të pretendojnë se arritën ndonjë sukses në Soledar, por luftimet vazhdojnë”, tha Zelenski në fjalimin e tij të radhës.
Evgenij Prigozhin, udhëheqësi i grupit “Vagner”, i cili përbën rreth ¼ e forcave ruse në Ukrainë, shkroi përsëri në Telegram se “çliroi” Soledar. “Edhe një herë dua të konfirmoj çlirimin dhe pastrimin e plotë të territorit të Soledarit nga njësitë e ushtrisë ukrainase”, pohoi oligarku. Sipas tij, të gjithë civilët u larguan nga qyteti dhe 500 ushtarë ukrainas që refuzuan të dorëzoheshin u vranë.
Kremlini vazhdoi kadrilin e komandantëve që drejtojnë agresionin në Ukrainë. Posti u mor nga gjen. Valerij Gerasimov, i cili është Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse. Ai zëvendësoi gjen. Sergej Surovikin, i cili ishte komandant për 3 muaj, arriti të tërhiqte agresorët rusë nga Herson, por nuk arriti përparimin e pritur nga Kremlini në frontin në Bahmut dhe Soledar.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..