Në fillim të shkurtit publiku bullgar do të shohë premierën e filmit "The Banshees of Inisherin" me regji të Martin McDonagh. Filmi është ndër favoritët për çmimin Oscar, me aktorët Colin Farrell dhe Brendan Gleeson. Në festivalin e Venecias, produksioni fitoi çmimet prestigjioze për skenarin më të mirë për McDonagh, si dhe për aktorin më të mirë për Colin Farrell. Filmi u nominua gjithashtu për tetë çmime Golden Globe (përfshirë filmin më të mirë - muzikal ose komedi, regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë).
“The Banshees of Inisherin” fillon në një mënyrë të papritur për ne bullgarët. Teksa personazhi i Colin Farrell ecën, nga afër dëgjohet kënga "Polegnalla e Todora" (“Është shtrirë Todora”) në interpretim të korit "Misteri i Zërave Bullgarë".
Kënga e bukur popullore është aranzhuar nga Filip Kutev për interpretim nga një kor folklorik polifonik dhe është një nga këngët popullore bullgare më të njohura në botë. Teksti i saj është veçanërisht poetik. Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Todora. Një fllad thyen një nga degët e pemës së ullirit, nën të cilën ajo është duke fjetur. Vajza zgjohet dhe i ankohet erës se ajo ka zgjedhur momentin më të keq të mundshëm për t'ia ndërprerë gjumin, sepse në këtë moment ajo e ka ëndërruar të dashurin e saj, duke i ofruar asaj një tufë lulesh, me ... një unazë të artë mes luleve.
Kënga popullore bullgare "Pllanino, Stara Pllanino" e kompozitorit Stefan Dragostinov është sfondi i peizazheve të bukura nënujore në filmin dokumentar "Takime në fund të botës" të regjisorit Werner Herzog. Interpretimi është i korit të grave të ansamblit folklorik "Filip Kutev".
Zëra nga kori bullgar i Londrës dëgjohen në produksionin e Hollywoodit "Troy" (“Troja”) , si dhe në filmin "The Virgin Queen" (“Mbretëresha e Virgjër”) për jetën e Elizabeth I.
Kënga emblemë e trevës sonë folklorike trake "Prituri se Pllaninata", interpretuar nga kori me famë botërore "Misteri i Zërave Bullgarë", është përfshirë në filmin "Jesus of Montreal " (“Jezusi i Montrealit”) (1989). Performanca e tyre, por e një kënge tjetër të mrekullueshme popullore bullgare - "Zajdi, zajdi, jasno sllënce", tingëllon edhe në fund të filmit amerikan "300".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /The Banshees Of Inisherin
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..