Mbi 7000 veta do të marrin pjesë në Festivalin e XIX të Lojërave të Kukerëve "Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve" këtë fundjavë (14-15 janar) në Simitli. Tradicionalisht çdo vit, të shtunën e dytë të janarit, kukerët nga e gjithë Bullgaria mblidhen në qytetin jugor bullgar për të larguar "shpirtrat e këqij".
Gjatë dy fundjavave plot muzikë dhe ritme, më shumë se 30 grupe kukerësh nga e gjithë Bullgaria do të gëzojnë banorët e qytetit buzë lumit Struma, duke kërcyer me zilet e tyre të mëdha, duke kënduar dhe kërcyer. Babugerë, arinj, zbutës arinjsh, priftërinj, valltarë, persona aktualë nga politika dhe shouja do të bëjnë thirrje për shëndet dhe pjellori, duke rikrijuar zakonet e lashta popullore.
Secili grup do të parakalojë për rreth gjysmë ore, duke paraqitur gjithashtu një zakon të ndryshëm të së ashtuquajturës “survakane”. Çdo vit, numri i pjesëmarrësve rritet dhe festivali është bërë një emblemë e qytetit të Simitli.
Tradicionalisht, interesi për festën është shumë i madh dhe këtë vit, pas heqjes së kufizimeve në lidhje me pandeminë, në “Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve” do të marrin pjesë edhe grupe nga vendet fqinje, njofton bashkia. Hyrja është falas dhe të gjithë janë të mirëpritur të shijojnë festën “Surva” që mund të shihet dhe ndjehet në Simitli.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) . Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..
Shkolla Kombëtare për Artet Folklorike "Filip Kutev" nuk është një shkollë e zakonshme, por një fabrikë e vërtetë për talente. Kjo është shkolla e parë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan për studimin profesional të folklorit. Ndodhet në zemër të..