Hotelierët në rajonin e Velingradit raportojnë sezonin më të fortë të dimrit të katër viteve të fundit, për shkak të anulimit të kufizimeve anti-epidemike dhe dimrit të ngrohtë. Aktualisht, në qytet dhe në Rodopet Perëndimore ka po aq turistë sa para pandemisë. Kështu deklaroi Zllatko Zllatanov, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve në Velingrad në një intervistë për BNR-Plovdiv.
Sipas tij, kur ka borë, turistët preferojnë vendpushimet e skive në Bansko, Borovec dhe Pamporovo, por kur është ngrohtë dhe pa borë, ata vizitojnë Velingradin për të përdorur burimet minerale dhe pishinat lokale.
Baza e shtratit në qytet, i njohur edhe si spa-kryeqyteti i Ballkanit, është i zënë ndërmjet 70 dhe 80%, dhe kjo pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pohon Zllatanov. Ai shtoi se, përveç turistëve, vijnë edhe shumë të huaj – pronarë të apartamenteve në rajon - kryesisht qytetarë nga Greqia dhe Turqia fqinje. Kryetari i Shoqatës lokale të Hotelierëve dhe Pronarëve të Restoranteve është i bindur se nuk do të ketë rritje të re të çmimeve në qytetin turistik në të ardhmen e afërt. "Çmimet nuk do të rriten nëse nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme", përfundoi Zllatko Zllatanov.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..