Kryeqyteti bullgar është në vendin e tretë në kontinentin e vjetër për sa u përket mundësive për turizmin luksoz Wellness, menjëherë pas Barcelonës dhe Cyrihut, sipas një studimi të kompanisë "OVO Network", e cila operon një portal online për marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.
Renditja merr parasysh praninë e restoranteve me yje Michelin, hoteleve me 5 yje dhe qendrave luksoze spa, në raport me numrin e turistëve që i vizitojnë, si dhe nivelin e "sigurisë dhe luksit" në qytete, të përcaktuara si destinacionet më të njohura turistike. Mbi këtë bazë janë përzgjedhur destinacionet më elitare të pushimeve për vitin 2023.
Të dhënat e hulumtimit tregojnë se Sofja ka 83 spa qendra me 4 yje ose më shumë, që do të thotë se për 1 milion turistë ka 60 spa qendra luksoze. Sipas autorëve të studimit, kjo është dy herë më shumë se është niveli mesatar për qytetet e përfshira.
Sofja është gjithashtu një nga destinacionet më të dëshirueshme për një qëndrim luksoz. Kryeqyteti bullgar zë vendin e 10-të në renditjen e motorit të kërkimit online "Google" për një destinacion që lidhet me nocionin “luks”. Gjithashtu, sipas sondazhit, në Sofje ka 12 hotele në kategorinë "5 yje".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..