166 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 130 nga një ditë më parë. Mbi 62.6% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 3.1% e 5349 testeve të kryerajanë pozitive, krahasuar me 5% të treguesit të hënën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 341 në 3451. 57 të infektuar u shtruan në spitale. 41 nga të sapo pranuarit, ose 71.93%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 4 në 354. Janë 50 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë ditës vdiqën 7 persona me Covid të konfirmuar. Pesë nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të hënën u shëruan 5000 veta, u administruan 193 vaksina.
Javën e kaluar u raportuan 230 infeksione të reja dhe 5 vdekje, numri i të sëmurëve aktivisht ishte 4092.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, konfirmoi sot në Veliko Tërnovo lajmin që u njoftua nga zëdhënësi i Komisionit..
Bullgaria nuk do ta ndryshojë sistemin dhe politikën e saj tatimore. Kjo u deklarua në Veliko Tërnovo nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në lidhje me përfundimet e misionit të fundit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..