Ka rreziqe të sabotimeve të reja ruse kundër industrisë ushtarake bullgare, tha gazetari investigativ Hristo Grozev në një videomesazh në tryezën e rrumbullakët në parlament me temë: "Ndikimi i dezinformatave në kushtet e krizave gjeopolitike".
Sipas Bellingcat, në prill 2016, ka pasur një përpjekje të përgatitur nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Rusisë për të destabilizuar Bullgarinë me dy grupe paraushtarake bazuar në modelin e zbatuar në Mal të Zi. Plani ishte që më shumë se 700 protestues të përpiqeshin të merrnin pushtetin, por shumica u arrestuan paraprakisht, tha Grozev. Ai akuzoi mediat se kanë kontribuar në shkurt 2022 që bullgarët të kenë një pozicion pro-rus ose neutral ndaj luftës në Ukrainë.Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..