Në datat 21 dhe 22 janar, snowboardistët më të mirë do të zbresin në Bansko për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Sllallomin Paralel për meshkuj dhe femra. Mes tyre është edhe fituesi i Globit të Madh të Kristaltë për vitin 2016, Radosllav Jankov. Gara u konfirmua pasi drejtori i garës Viktor Giçev vlerësoi se kushtet për mbajtjen e starteve janë të përshtatshme. Problemet në të gjithë Evropën me dimrin e ngrohtë janë të pranishme edhe në Bansko dhe parashikimi i motit është dinamik, bëjnë të ditur organizatorët.
Bansko është nikoqir i Kupës së Botës në Snowboard që fillon për herë të tretë pas 2017 dhe 2018. Hapja zyrtare është më 20 janar në sheshin qendror të vendpushimit të Pirinit me ceremoninë e tërheqjes së numrave të startit.
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..