Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3.5 për qind e mostrave të Covid-19 janë pozitive

Foto: arkiv

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 129. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 3.5 për qind e 3685 testeve të kryera rezultuan pozitive.

Në spitale trajtohen 353 të infektuar, nga të cilët 53 janë në terapi intensive. Janë 41 pacientë të sapoinfektuar të shtruar në spitale. 4 pacientë me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit kundër koronavirusit u imunizuan 157 veta. Në vendin tonë janë 2 075 242 persona me ciklin e përfunduar të vaksinimit. Me doza përforcuese, janë 941 470 veta, dhe me një dozë përforcuese të përshtatur, 68 901.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në poligonin Novo Sello në Bullgari

Mark Rutte: Bullgaria luan një rol kyç në sigurinë tonë në rajonin e Detit të Zi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..

botuar më 24-12-19 7.09.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev: Zelenski e kuptoi plotësisht vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..

botuar më 24-12-19 6.19.MD

GERB dhe "Ka një popull të tillë" do të punojnë mbi një program të përbashkët legjislativ

Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..

botuar më 24-12-19 5.14.MD