Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 janarin 2023

Reshje shiu dhe ftohje të lehtë parashikojnë sinoptikët

Foto: EPA/BGNES

Ditën e premte, më 20 janar, një ciklon mesdhetar do të kalojë në vend. Vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Nga perëndimi në lindje do të nisin reshje në të gjithë vendin, të shoqëruara me bubullima vende-vende. Në gjysmën perëndimore të vendit era do të dobësohet dhe do të orientohet nga veriperëndimi duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë.

Bullgarinë Lindore do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri në të fortë jugore, dhe temperaturat maksimale do të mbeten mbi 15°. Aty reshjet do të jenë kryesisht të dobëta dhe në rajone të veçanta. Me orientimin e erës nga perëndimi-veriperëndimi gjatë natës duke u gdhirë e shtuna edhe atje temperaturat do të ulen.

Në shumë rajone do të ketë reshje, në Bullgarinë Perëndimore - nga shiu dhe bora, në Bullgarinë Lindore - nga shiu.

Temperaturat do të jenë brenda kufijve të gjerë - minimale nga rreth minus 2° në disa zona të Bullgarisë Perëndimore deri në 6°-8° në Bullgarinë Lindore, maksimale nga 4° deri në 9° në Bullgarinë Perëndimore deri në 12°-14° në Bullgarinë Lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

IAEA inspektoi centralin bërthamor në Kozlloduj

Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..

botuar më 24-12-06 10.03.PD

Parashikimi i motit për 6 dhjetorin

Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..

botuar më 24-12-05 7.40.MD

Peshku bullgar i Detit të Zi është në një nivel të lartë evropian

Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..

botuar më 24-12-05 7.04.MD