“NEXO është një kompani zvicerane dhe është e regjistruar në Zvicër, që do të thotë se Agjencia Kombëtare e të Ardhurave nuk ka se si të kontrollojë këtë kompani dhe asnjë kompani tjetër në Zvicër”. Kështu deklaroi në parlament kreu i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Boris Mihajllov. I pyetur për informacionin mbi financimin e “Bullgarisë Demokratike” nga kriptobanka, ai vuri në dukje se donatorët e koalicionit, të cilët kanë qenë punonjës ose aktualisht punojnë në NEXO, mund t'i nënshtrohen një kontrolli tatimor. Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev tha se të dhënat për rastin NEXO janë duke u mbledhur dhe do të dërgohen në SHBA.
Për këtë kazus në Bullgari janë akuzuar katër persona, dy prej të cilëve janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa të tjerëve u është lënë garanci 1 milionë leva.
Një grup shkencëtarësh bullgarë niset sot për në Republikën e Afrikës së Jugut, Botsuanë dhe Zimbabve. Me iniciativën e Explorers Club Bulgaria, bullgarët do të eksplorojnë "agimin e njerëzimit", që ka ndodhur pikërisht në këto vende. Ekspedita do të..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë..
Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...