Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 93. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,6% e 3540 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 338 të shtruar në spitale, nga të cilët 50 janë në reanimacion. Janë 27 pacientë të rinj të shtruar në spitale, tre pacientë kanë vdekur. 194 janë shëruar në 24 orët e fundit.
Në harkun e shënuar kohor janë imunizuar 219 veta. Në vendin tonë janë 2 075 269 persona që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..