Me një premierë botërore, Orkestra Simfonike e BNR-së do të hapë vitin e ri 2023 me dirigjentin-mysafir Konstantin Dobrojkov.
Krahas uverturës "Mbreti Lir" të Hektor Berliozit dhe Simfonisë nr. 40 të Mozartit, të cilat janë përfshirë në program, sonte në orën 19:00 në sallën e kryeqytetit "Bullgaria" do të prezantojnë për herë të parë para publikut “duermevela" - interludë dhe epilog për orkestër nga kompozitori i ri dhe i talentuar Petër Kerkellov, kompozuar në vitin 2022 enkas për Orkestrën Simfonike të BNR.
Petër Kerkellov fitoi çmimin prestigjioz të "Tribunës Ndërkombëtare të Kompozitorit" në Stokholm në kategorinë nën 30 vjeç me veprën "Një provë përtë bërtitur" në vitin 2012 dhe katër vjet më vonë veprën e tij "Etyde kohore" për orkestër, dy hore dhe një zë hyri në top 10 të konkursit të njëjtë. Në minutat në vijim ju ofrojmë një pjesë të tij: Etydi I: Shaken trees interpretuar nga Orkestra dhe Kori i BNR-së me dirigjent Dragomir Josifov.
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..