Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr pjesë me një stendë informative, në të cilën ka përfaqësues nga Ministria e Turizmit, si dhe nga komuna e kryeqytetit tonë detar të Varnës dhe të kryeqytetit tonë të vjetër Veliko Tërnovo. Aeroporti i Sofjes dhe shtatë agjenci udhëtimesh nga Bullgaria synojnë gjithashtu të tërheqin turistë përmes ekspozitës. Sipas informacioneve nga “Nova Duma”, e vetmja gazetë bullgare që botohet në Gadishullin Iberik, pjesëmarrësit në edicionin e sivjetshëm të FITUR janë rreth 8360 dhe vijnë nga 107 vende, nga 5 kontinente. Sipërfaqja e ekspozitës ku janë vendosur stendat është 44 000 m2. Priten më shumë se 110 000 vizitorë, shumica prej tyre profesionistë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/ Nova Duma
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..