Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vajzë bullgare i bëri përshtypje jurisë në një konkurs për fëmijë të bukur dhe të talentuar në Tajlandë

Foto: arkiv personal

Para se të filloj të flas, kam filluar të këndoj në moshën dyvjeçare, thotë Bojana Atanasova, nxënëse e Gjimnazit të Katërt Gjuhësor në qytetin Varna, e cila fitoi disa çmime të para në konkursin botëror “Kids Star International”, të mbajtur në Pattaya të Tajlandës. Ajo ka marrë çmime për pozimin në një sesion fotografik, për prezantimin e një veshjeje të mbrëmjes dhe për prezantimin e saj të përgjithshëm.

Bullgarja u shpërblye edhe në një kategori tjetër shumë të rëndësishme - prezantimin e kostumit kombëtar.


Jurisë i ka bërë përshtypje një kostum autentik i Varnës i të ashtuquajturave llazarki”, me të cilin Bojana zgjodhi të përfaqësonte Bullgarinë. Kostumi është shumë origjinal, me qëndisje të bukura dhe me një aksesor shumë të bukur për kokën. Kështu, falë pjesëmarrëses sonë, për herë të parë në historinë e konkurseve në Azi, një kostum bullgar u rendit ndër tre pjesëmarrësit e parë të shpërblyer. Në Tajlandë, vajza e re nga Varna prezantoi edhe talentin e saj në të kënduar, duke interpretuar një këngë në tre gjuhë - frëngjisht, anglisht dhe bullgarisht.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD