Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi ende pret tanke të rënda nga Perëndimi

Foto: EPA/BGNES

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndihma ushtarake e Iranit për Rusinë janë ndër temat që ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në një takim në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të vazhdojnë negociatat për përdorimin e aseteve të sekuestruara të bankës qendrore ruse prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës, raporton "Financial Times".

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha televizionit publik gjerman ARD se tani nuk është koha që Ukraina të tregtojë, por të mbijetojë. Ai falënderoi Berlinin për ndihmën e dërguar deri më tani, por theksoi se Ukraina ka nevojë për tanket gjermane Leopard dhe se ato nuk do të përdoren në territorin rus.

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock, tha për televizionin francez LCI se Berlini nuk do të qëndrojë në rrugën e Polonisë nëse Varshava vendos të dërgojë në Ukrainë tanke gjermane Leopard të marra nga Gjermania.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD