Krijuesi i ri Konstantin Kovaçev tregon se si është të debutosh në skenën muzikore me “Rolin kryesor”. Kështu titullohet kënga e tij e parë prej autori, të cilën 25-vjeçari Konstantin e incizoi kohët e fundit.
Interesat e tij janë të larmishme - u diplomua në Shkollën e Mesme Matematikore të Sofjes, më pas studioi psikologji në Skoci për tre vjet dhe aktualisht punon në sektorin e IT. Megjithatë, muzika luante gjithmonë një rol të madh në jetën e tij - filloi me grupin e tij shkollor “Hërs”, luajti në skena të klubeve të Sofjes dhe në pesë vitet e fundit krijoi mbi 350 këngë. “Roli kryesor” është kënga e parë me të cilën ai zgjedh të prezantohet publikisht. Konstantin Kovaçev tregon për të:
“Në “ Rolin kryesor” këndoj se si personazhi lirik nuk e gjen dot vendin e tij në jetë. Fillimisht fajëson yjet (edhe pse me shaka) por shpejt e kupton se ai vet nuk mori një mushama për shiun që binte mbi të. Në fund të këngës përdoret edhe shumës, ndoshta si komenti im për gjendjen tonë në Bullgari. Epo, gjithsesi me një zgjidhje të sugjeruar - të marrim përgjegjësinë vetë.”
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..