“Për Bullgarinë aderimi në zonën Shengen mbetet një përparësi kryesore”. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Gëllëb Donev gjatë takimit me kancelarin federal të Austrisë Karl Nehamer, i cili është duke bërë një vizitë në Bullgari. Ai shprehu shpresën se vizita e mikut austriak “do të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të këtij prioriteti për Bullgarinë”. “Pranimi i Bullgarisë në Shengen do të sigurojë bashkëpunim më të fortë ekonomik, por edhe mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm. Kjo është sërish në interes të Bullgarisë dhe Austrisë, si dhe të të gjitha vendeve anëtare”, theksoi Donev. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe bashkëpunimin dypalësh dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, ishte e rëndësishme të konfirmohej besimi i ndërsjellë ndërmjet qeverisë së re bullgare dhe Komisionit të ri. Kryeministri Rosen Zheljazkov u tha gazetarëve këtë pas një takimi në Strasburg me Ursula von..
Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..
Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..