BE planifikon të mbajë një samit të madh në Stamboll më 22 shkurt me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha kreu i delegacionit të BE-së në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, cituar nga “Sabah”.
Ukraina do të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të BE-së në shumën prej 500 milionë euro, njoftoi pas Këshillit të Ministrave të Jashtëm, Komisioneri Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Me to, ndihma ushtarake e BE-së për Kievin arrin në 3.6 miliardë euro. Borel theksoi se Brukseli mbështet kërkesën e Kievit për paqe me një tërheqje të plotë të Rusisë nga territoret e okupuara të Ukrainës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. BE insiston gjithashtu në kërkimin e përgjegjësisë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Moska, duke përfshirë edhe në kuadrin e OKB-së. Komisioneri Evropian shtoi se Gjermania nuk do të pengojë vendet e tjera të BE-së që të furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të rënda Leopard 2.
Rusia po dërgon tre divizione të reja të motorizuara në rajonet Herson dhe Zaporozhie, njoftoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, i cili mori drejtpërdrejt komandën e agresionit rus. “Rusia moderne nuk njeh një nivel të tillë veprimi intensiv ushtarak” si në Ukrainë, pranoi Gerasimov për “Argumentam i Faktam”. Gjenerali tha gjithashtu se sistemi i mobilizimit në Rusi ishte i papërgatitur për mobilizimin e 300 000 rezervistëve të shpallur nga Kremlini.Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..