Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjershat e bukura të poeteshës Petja Dubarova na prekin në “Frymën e diellit”

Foto: Facebook/petyaofmypetya

Më shumë se një herë kemi parë që muzika e filmit të marrë jetën e saj. Ka edhe një sërë shembujsh të tillë në kinematografinë bullgare, duke përfshirë edhe titujt më të fundit. Një vit më parë u shfaq në ekrane filmi “Petja Petjas sime”, i frymëzuar nga jeta dhe krijimtaria e poeteshës Petja Dubarova, e cila u nda nga jeta në moshë të re. Në lidhje me përvjetorin e premierës së filmit, ju kujtojmë një pjesë të muzikës së tij – këngën tashmë emblematike “Fryma e diellit”, kënduar nga Reni Popminçeva.

Petja Dubarova

E krijuar me poezi të vetë Petja Dubarova dhe muzikë të Georgi Strezov, “Fryma e diellit” mbeti në hapësirën publike jo vetëm si një markë e njohur e kinemasë së suksesshme vendase, por edhe si një baladë e preferuar e mijëra bullgarëve. Vjen në dy versione - origjinale dhe akustike, nga të cilat ne ju ofrojmë atë akustike.

Autori i muzikës - Georgi Strezov, të cilin në këngë e dëgjojmë edhe në piano - është një krijues shumë i suksesshëm i muzikës për filma dhe lojëra në vendin tonë. Ai vetë ndan për versionin akustik të këngës “Fryma e diellit”:

“Bukuria muzikore qëndron në tingujt dhe fjalët e thjeshta që arrijnë të shpjegojnë ndjenjat komplekse. Kjo është ajo që bën kjo këngë. Krijimi i saj ishte një përjetim i veçantë për të gjithë ekipin.”

Redaktor: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

Këngëtarja e dashur Jordanka Hristova me një koncert nën qiellin e yllit në Teatrin Antik në Plovdiv

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..

botuar më 24-08-12 7.20.PD

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD