Pesë persona u arrestuan në Bullgari, Çeki dhe Sllovaki gjatë një operacioni të Prokurorisë Evropiane kundër mashtrimit ndërkufitar me TVSH-në. Operacioni me emrin “Displej” u krye në 10 vende anëtare - Austri, Bullgari, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Lituani, Holandë, Sllovaki dhe Slloveni. Sipas Prokurorisë Publike Evropiane, nga kjo skemë u shkaktuan dëme prej 32 milionë eurosh. Hetimi nisi në vitin 2021, menjëherë pas krijimit të prokurorisë. Saktësohet, se të dyshuarit trafikuar pajisje të vogla elektronike nga Gjermania dhe i shitën ato përmes të ashtuquajturve “tregtarë të munguar” në të gjithë Evropën.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..