Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha, se diskutimet për furnizimin e tankeve të rënda perëndimore për Ukrainën “duhet të përfundojë me marrjen e një vendimi. Aleatët disponojnë numrin e nevojshëm të tankeve që Ukraina këmbëngul”, tha Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Deklaratat e presidentit ukrainas erdhën pas publikimeve në botimin gjerman “Der Spiegel” dhe atë amerikan “The Wall Street Journal” se Berlini dhe Uashingtoni do të furnizojnë Kievin me 14 tanke “Leopard 2 A6” nga Bundesveri dhe 30 tanke “Ejbrams” nga Pentagoni. Hapi pas dorëzimit të paralajmëruar të 14 tankeve britanike “Çallengjer 2” është një ftesë për aleatët e tjerë perëndimorë që gjithashtu t’i dorëzojnë armët e rënda Ukrainës.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba shkroi në Facebook-un e tij, se BE po shqyrton furnizimin e Kievit me avionë luftarakë F-16. Kuleba i referohet korrespondencës së tij në internet me një koleg të BE-së. Qysh më 20 janar, ministri i jashtëm holandez Vopke Hukstra njoftoi dërgimin e mundshëm të F-16 në Kiev, transmeton AFP.
Furnizimi i tankeve “Leopard 2” për Ukrainë do të lërë një “gjurmë të pashlyeshme” në marrëdhëniet ruso-gjermane, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Ai shtoi se marrëdhëniet me Gjermaninë tashmë janë “në pikën e tyre më të ulët” dhe gjithashtu nuk ka “dialog thelbësor” me vendet e tjera të BE-së dhe NATO-së.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..