Kryetari i Dumës ruse, Vjaçesllav Vollodin, i kërkoi komisionit të sigurisë dhe antikorrupsionit dhe komisionit të energjisë në parlamentin rus që të hetojnë informacionin për furnizimin e karburantit në Ukrainë nga Rafineria Bullgare “Llukoill”, njofton TASS. Shkak u bë një botim në gazetën “Moskovskij Komsomolec”, bazuar në informacionin e gazetës gjermane “Die Welt”, se Bullgaria ndihmonte fshehurazi Ukrainën me armë dhe naftë. Sipas botimit rus, pikërisht me karburantet nga “Neftohim” tanket ukrainase kryen ofensivën e tyre të suksesshme në Herson dhe Izjum. Në fund të dhjetorit, menaxhmenti i “Llukoill” deklaroi zyrtarisht se nuk furnizon karburante ruse në Ukrainë.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..