Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sinjale kontradiktore nga BE-ja për mbrojtjen e kufirit bullgaro-turk

Ursula von der Leyen
Foto: EPA/BGNES

Kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një prioritet në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së përmes masave të synuara që janë të hapura edhe për shtetet e tjera anëtare të interesuara. Kështu thuhet në letrën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen drejtuar liderëve evropianë. Rasti për këtë është Këshilli i posaçëm Evropian i ardhshëm në Bruksel më 9 dhe 10 shkurt, kushtuar migracionit.

Fjalët e Von der Leyen bien ndesh me deklaratën e Komisioneres suedeze për Çështjet e Brendshme evropiane, Ylva Johansson. Johanson deklaroi para Këshillit të Ministrave të Brendshëm se Komisioni Evropian është kundër financimit të gardhit përgjatë kufirit midis Bullgarisë dhe Turqisë, duke theksuar se shtetet anëtare kanë shkurtuar buxhetin e propozuar për ruajtjen e kufijve të jashtëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD