Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 267 të shtruar në spitale, nga të cilët 37 janë në reanimacion. Nuk ka të ardhur të rinj në spitale, nuk është regjistruar asnjë vdekje. 6 veta janë shëruar në 24 orët e fundit.
Një person është imunizuar. Në vendin tonë janë 2 075 431 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 942 278 persona.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..