Kapiteni i ekipit kombëtar të xhudos Ivajllo Ivanov fitoi medaljen e artë në kategorinë 90 kg në turneun Grand Prix në Almada (Portugali). Në finale bullgari mposhti me “ipon” fituesin e bronzit të Lojërave të Tokios, Krisztián Tóth/(Hungari) 2:32 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në rrugën e tij drejt titullit, Ivanov fitoi pesë ndeshje.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..