Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 91. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 2.15 për qind nga 4218 testimet e kryera rezultun pozitive. Janë 249 të shtruar në spitale, nga të cilët 34 janë në repartet e terapisë intensive. Janë 26 pacientë të sapo pranuar, 5 pacientë me koronavirus të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit.
Të hënën u imunizuan 126 persona . Në vendin tonë janë 2 075 472 persona me një cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 942 357, dhe me një dozë përforcuese të përshtatur, 69 788.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..