Sonte, më 31 janar, dy artistë premtues do të prezantohen sërish bashkë në një klub të kryeqytetit që ofron skenën e tij për muzikantët e rinj. Këta janë Annie V dhe Nikolla Simeonov.
Anna dhe Nikolla këndojnë së bashku që nga viti 2016. Ata u takuan në një festival akustik në Sofje, organizuar nga miku i tyre i përbashkët. Interpretojnë soul, blues, rock, pop, reggae, funk, ska dhe shumë stile të tjera dhe vitet e fundit janë fokusuar në muzikën prej autori.
Të dy punojnë gjithashtu në mënyrë të pavarur me shumë sukses. Në vitin 2018, Nikolla krijoi grupin e tij Cool Den, me të cilin tashmë realizuan dy albume.
Në vitin 2021, Annie V (Anna-Maria Vërtovska) realizoi albumin e saj debutues solo, mbështetur nga Fondi Kulturor i “Muzikautor” në kuadrin e programit “Autor i Ri”. Anna-Maria shkruan tekstet, muzikën dhe është autore e aranzhimeve të të gjitha këngëve të albumit të quajtur “Station Unknown”. Në këngën me të njëjtin emër merr pjesë edhe Nikolla duke luajtur kitarë.
Një nga 12 këngët e albumit solo të Annie V është “Try”, në të cilën përveç zërit të ngrohtë të këngëtares, dëgjojmë edhe pianon e Martin Stojanov - Martist. Kënga ka një video me stil – shikoni:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..