Dita u shpall në vitin 2011 me propozimin e presidentëve të Bullgarisë Zhelju Zhelev (1990-1997) dhe Petër Stojanov (1997-2002). Më 1 shkurt 1945, tre regjentë, gjashtëdhjetë e shtatë deputetë, ministra, gjeneralë dhe kolonelë, figura publike u bënë viktima të Gjykatës Popullore dhe u takuan me vdekjen.
Në qytetin Loveç, në vigjiljen Ditës së nderimit të viktimave të komunizmit u shfaq një film të ri për kampin e përqendrimit “Sllënçev Brjag”, i cili ndodhej afër qytetit, (kampi për të burgosurit politikë pranë Loveç u quajt “Grupi i Punës”, por u bë i njohur si kampi “Sllënçev Brjag”).
“Kjo është historia më e keqe e jetës sime”, tha regjisori i filmit “Sllënçev Brjag – ekspres në skëterr”, Stepan Poljakov. - Të gjithë janë disi viktimë e një makinerie mizore - nga njëra anë janë viktimat, nga ana tjetër janë torturuesit e tyre. Fatet e tyre janë aq të ndërthurura sa në fund kuptohet se nuk ka drejtësi në këtë botë. Edhe ata që dolën të gjallë nga kampi më vonë kanë një fat tragjik.”
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..