Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i përgjithshëm u shpreh në një diskutim në Kongresin Amerikan në Uashington

Foto: BGNES

Vitet e fundit, në vendin tonë shihet një tërheqje të caktuar për t’iu kundërvënë ndikimit keqdashës rus, tha Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev në një diskutim ndërkombëtar në Kongresin Amerikan në Uashington, kushtuar pasojave të agresionit rus në Ukrainë. Sipas fjalëve të tij, me fillimin e luftës dhe duke pasur parasysh faktin se vendi ynë ndodhet afër zonës së konfliktit, ka “një intensitet të shtuar të ndikimit keqdashës rus”. Prandaj, ai beson se është i nevojshëm përmirësimi i bashkëpunimit si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërmjet institucioneve në vendet partnere. Ivan Geshev iu drejtua përfaqësuesve të vendeve euroatlantike nga Ballkani, duke u bërë thirrje për veprime të përbashkëta për të garantuar sigurinë në rajonin tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..

botuar më 25-10-01 7.35.MD
Bojko Borisov

Autoritetet kërkuan mbylljen e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor" pas skandalit me ekipin e Robbie Williams

Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..

botuar më 25-10-01 5.23.MD

63 kompani të vogla dhe të mesme do të marrin fonde për sigurinë kibernetike

63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..

botuar më 25-10-01 3.55.MD