Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake (MKHU) në Sofje ka organizuar ekspozitën "Kujtesa për të ardhmen". Me të, muzeu rinovon traditën në fillim të çdo viti të prezantojë disa prej eksponatave më interesante të dhuruara në vitet e mëparshme, një nismë e mirë që u pezullua gjatë pandemisë.
Në ekspozitën e re, figura të rëndësishme të historisë bullgare janë paraqitur pikërisht përmes sendeve të tyre dhe objekteve të marra nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Prezantohen ekspozita emblematike, si shënimet e shkruara me dorë të gjeneral-majorit Georgi Abadxhiev, çantë shpine oficeri gjermane nga Lufta e Parë Botërore që i përkiste gjeneralmajorit Marko Nikiforov, shpata të oficerëve nga familja e famshme Kutinçev, një pagure ushtarake marshimi nga Lufta Ballkanike dhe një bajonetë pushke „Manliher“ е paraardhësit të pikturës së betejës bullgare Jaroslav Veshin.
Ndër artefaktet më moderne është një kostum fluturimi dhe shenja e pilotit të Gjeneralit Miho Mihov. Në edicionin e fundit të ekspozitës para pandemisë, në fillim të vitit 2020, u prezantuan para publikut afro 900 artefakte të personaliteteve të njohura bullgare.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...