Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.
Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.
Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore). Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..