Burgasi shënoi 145 vjetorin e Çlirimit të qytetit me homazhe dhe vendosjen e kurorave dhe luleve përpara Monumentit Rus. Lule u vendosën gjithashtu para Pllakës Përkujtimore të Kolonelit Aleksandër Mihjloviç Lermontov dhe para Monumentit e Infermierisë Ruse në Kopshtin e Detit.
Përfaqësuesit e klerit të Burgasit mbajtën një shërbim lutjeje për prosperitetin e qytetit. Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i komunës Dimitër Nikollov. Banorët e qytetit Burgas komentuan se kjo ditë duhet të shënohet dhe kujtohet sepse historia nuk duhet harruar. Informacioni vjen nga BNR Burgas.
Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA. Këshilli miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, të përfshira në paketën e 15-të të sanksioneve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, në..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..