Kufizimi i ekskursioneve ilegale do të jetë një nga prioritetet gjatë mandatit të ri të ushtruesit të detyrës së ministrit të turizmit, Ilin Dimitrov. Ai renditi detyrat para ministrisë në muajt e ardhshëm. Me industrinë e turizmit do të hartohet një projektligj, i cili do të krijojë një organ kontrolli – “polici turistike” për të monitoruar praktikat e paligjshme dhe të padrejta në këtë sektor. Kontrollet ekipore me ekspertë të policisë dhe agjencisë së të ardhurave do të forcohen. Operatorët turistikë të licencuar ankohen prej kohësh për ekskursione të paligjshme në shkallë të gjerë dhe ministri kërkoi që këto praktika të raportohen në departament.
Dimitrov theksoi se i kishte vënë qëllim vetes që të fillojë dhënien me qira të plazheve për 5 vjet, dhe jo si deri më tani me koncesion për 20 vjet.
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas . "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..