47 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 10 nga një ditë më parë. Mbi 63.8% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.5% e 2 987 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 1.3% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët aktivisht të regjistruar u ulën me 63 në 2669. 18 të infektuar u shtruan në spitale. 13 nga të sapo pranuarit ose 72.22% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 7 në 212. Janë 29 të infektuar në terapi intensive.
Tre persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të martën janë shëruar 105 persona. Janë bërë 72 vaksina.Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..