Në fjalimin e tij "Për gjendjen e Bashkimit" në Kapitol, presidenti amerikan Joe Biden theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën sipas nevojës, raporton Zëri i Amerikës. "Ne jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe do të jemi me ju për aq kohë sa të jetë e nevojshme," tha presidenti. Shtetet e Bashkuara bënë atë që bëjnë më së miri, bashkuan NATO-n dhe udhëhoqën koalicionin global për të ndihmuar Ukrainën, tha Biden dhe e përcaktoi pushtimin rus të Ukrainës si një provë për Amerikën në mbrojtje të demokracisë dhe parimeve të saj themelore.
Komanda ushtarake ruse po vendos afate joreale dhe po nxiton të nisë një ofensivë të re të madhe për të marrë kontrollin e rajonit të Doneckut pa fuqi të mjaftueshme luftarake. Ky është vlerësimi i Institutit për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW. Besohet se Rusia nuk ka municion të mjaftueshëm të vijës së përparme dhe njësi të manovrueshme për një ofensivë të suksesshme në shkallë të gjerë.Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..