Grupi «Vesna», në të cilin merr pjesë bullgarja Tanita Jankova, do të interpretojë këngën «My Sister's Crown» në Eurovizion në Liverpul. Artistët këndojnë në katër gjuhë - bullgarisht, ukrainisht, çekisht dhe anglisht. "Kënga lidhet me traditat sllave. Ne të gjithë vijmë nga vende të ndryshme - tre prej nesh kemi lindur në Republikën Çeke, Tanita është nga Bullgaria, dhe vajzat e tjera janë nga Rusia dhe Sllovakia. Kjo krijon një lidhje jashtëzakonisht të fortë sepse na bashkon gjuha sllave”, thonë vajzat e grupit. Vesna fitoi përzgjedhjen kombëtare çeke për Eurovizion me një diferencë të madhe. Grupi është formuar 6 vite më parë dhe ka dy albume. Në këngët e tij ai ndërthur elemente të popit modern dhe folklorit.
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..