Prokuroria në Ohër ngriti një akuzë kundër sulmuesit të 21-vjeçarit Hristijan Pendikov, sekretar i shoqatës lokale bullgare, i cili u rrah më 19 janar, njoftoi BGNES.
Në aktakuzë theksohet se sulmi u krye nga urrejtja kombëtare dhe etnike dhe sulmuesi akuzohet për lëndim të rëndë trupor. Pas rrahjes, Pendikov, i cili shpreh hapur etninë e tij bullgare, u transferua me avion për kurim në Sofje në Akademinë Ushtarake e Mjekësisë, ku iu nënshtrua një operacioni.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Ivan Demerxhiev u takua me Pendikovin dhe premtoi se do t’i sigurohet mbrojtja. Ministri tha se do të vazhdojë të monitorojë nga afër rastin e sulmit kundër tij. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup, Demerxhiev kërkoi nga ministri i punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Olivier Spasovski, informacion për të gjitha detajet në lidhje me ecurinë e hetimit. Ministri bullgar paraqiti edhe të gjitha të dhënat për kërcënimet që Pendikov mori pas mbërritjes së tij në Sofje.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..