Me kërkesë të Sirisë, Komisioni Evropian aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për ndihmën humanitare për të dëmtuarit e tërmetit, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Lidhur me këtë, qeveria bullgare është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës humanitare, si dhe në organizimin e korridoreve të dërgesës. Për shkak të vështirësive me furnizimet ajrore në Siri, po diskutohen rrugë alternative. Bullgaria do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë në Siri sa më shpejt të jetë e mundur. Ky vendim u mor pasi Thesari amerikan pezulloi për gjashtë muaj sanksionet e vendosura ndaj Sirisë.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..