Sanksionet e reja sipas ligjit “Magnitski” janë një sinjal për deklaratën e presidentit Rumen Radev se Bullgaria nuk do të pranonte sanksione evropiane kundër Rusisë në fushën e energjisë bërthamore, komentoi për BNR ish-ministrja e jashtme Nadezhda Nejnski. Ajo shtoi se siguria e NATO-së dhe BE-së lidhet drejtpërdrejt me atë që po ndodh në vendin tonë, por me një reagim të tillë vendi ynë bëhet një partner jo i besueshëm. “Nuk është sekret se korrupsioni më i madh në vendin tonë është në energjetikën bërthamore, e cila është e lidhur me Rusinë”, tha Nejnski. Sipas saj, mjetet e korrupsionit janë arma më e fortë e Rusisë për destabilizimin e Bullgarisë dhe Ballkanit. “Vendi ynë ka një problem sistematik me korrupsionin, i cili ka deformuar mënyrën e funksionimit të institucioneve tona”, përfundoi ajo.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..