Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, paga mesatare mujore u rrit me 7.8 për qind në tremujorin e katërt të po këtij viti dhe arriti në 1879 leva /rreth 939 euro/, njoftoi BTA. Sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave, krahasuar me vitin 2021, rritja për të njëjtën periudhë ishte 16.6 për qind. Rritja më e madhe në një vit u evidentua në sferat: bujqësi, pylltari dhe peshkim - me 23.4 për qind, prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike dhe termike dhe të lëndëve djegëse të gazta - me 23.1 për qind.
Në një vit, për të njëjtën periudhë, paga mesatare mujore në sektorin publik u rrit me 13.5 për qind, ndërsa në sektorin privat - me 17.7 për qind.
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..