Në një ceremoni solemne, presidenti Rumen Radev do të dekorojë figura të shquara të kulturës, shkencës dhe arsimit me urdhrin e “Sh. Kirill dhe Metodij” të shkallës së parë dhe me simbol nderi.
Urdhri për merita të mëdha në fushën e kulturës do t'i jepet Petër Goranovit.
At Aleksandër Çakërëk do të marrë urdhrin për meritat e tij të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në qytetin e Edrenesë.
Biologia Prof. Diana Petkova është gjithashtu mes të dekoruarve.
Prof.dr. Dimitër Dimitrakov do të marrë urdhrin për kontributin e tij mbi zhvillimin e degës mjekësore “Nefrologji”.
Simbol nderi nga kreu i shtetit do t'i jepet inxhinierit Todor Toshev për transferimin e teknologjive, liçencave dhe dosjeve të patentave, si dhe muzikantit Ivo Papazov - Ibrjama.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..