Mosbesimi ndaj presidentit Rumen Radev është më i lartë se besimi ndaj tij, sipas të dhënave të një sondazhi kombëtar të “Market Links”, të porositur nga bTV. Rënia e besimit te kreu i shtetit është mbi 10%. 39% e të anketuarve shprehën besim te presidenti, dhe 41% shprehën mosbesim. Sondazhi tregon se të gjithë udhëheqësit po humbasin besimin, por Bojko Borisov ka arritur të rikthejë një pjesë të miratimit të tij.
44% kanë deklaruar gatishmërinë për të votuar më 2 prill në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. 18% thanë se ka më shumë gjasa të votojnë, dhe 12% ishin hezitues.
47% e të anketuarve nuk duan një koalicion midis GERB, BSP, DPS dhe "Ngritja Bullgare". Pjesa e mbetur prej 20 për qind nuk e dinë dhe 33 për qind janë dakord që duhet të krijohet një koalicion i gjerë.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..