Pasi filloi të luajë në kitarë në moshën 13-vjeçare, Aleksandër Llogozarov thotë se nuk e ka lënë më. Duke fituar popullaritet si një nga kitaristët e rinj më të mirë bullgarë, kërkesat e tij muzikore dalin përtej muzikës xhaz me të cilën jemi mësuar ta lidhim. Kontribut në këndvështrimin e tij më të ndryshëm është arsimimi që mori në departamentin e xhazit në Groningen, Holandë dhe mjedisi atje, i cili sipas fjalëve të tij ishte i veçantë dhe e ndihmoi në zhvillimin e tij. Pas kthimit në Bullgari, Aleksandër e gjen veten mes njerëzve bashkëmendimtarë, me të cilët ka mundësi të krijojë muzikën që i pëlqen, në të cilën gërsheton tingujt e kitarës folklorike, nën ndikimin e tingullit bluz dhe rock. Ju ofrojmë të dëgjoni një interpretim të tillë të tij, ku ai luan në kitarë bashkë me Boris Taslev – kitarë dhe Vasill Vutev – bateri. Pjesa titullohet “The Hay In August” dhe është nga EP-ja e Aleksandër Llogozarov Trios “In a room”.
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..