“Kur u shpall “Helmeta e Madhe” - një seri kontratash energjetike ruso-bullgare nga viti 2008, ku përfshihej edhe tubacioni i naftës Burgas - Aleksandrupolis, u krijua një kompani me 50 për qind pjesëmarrje ruse dhe nga 25 për qind bullgare dhe greke. Ajo ende ekziston, kujtoi para BNR Valentin Nikollov, kryetar i Komitetit Kombëtar të Bullgarisë në Këshillin Botëror të Energjisë. Rusia nuk heq dorë kurrë nga vendimet e saj strategjike, komentoi Nikollov dhe vuri në dukje se rinovimi i idesë së një naftësjellësi që anashkalon Bosforin është i saktë. Sipas tij, rafineria në Burgas dhe përpunuesit në Rumani do të kenë akses të drejtpërdrejtë në naftën nga Lindja e Mesme dhe Mesdheu.
“Çështja është se në një moment ajo të mos kthehet nga Aleksandrupolis - Burgas, përsëri në Burgas - Aleksandrupolis. Duhet ta kufizojmë një opsion të tillë, sepse nëse situata gjeopolitike ndryshon, Rusia në çdo rast do të tregojë interes për këtë tubacion nafte”, paralajmëron eksperti.
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..