Një ekspozitë me 61 fotografi bardhë e zi edhe me ngjyra, në të cilën aktori i Hollivudit JohnMalkovich shndërrohet në imazhe emblematike të fotografisë të shekujve 20 dhe 21, është paraqiturnë Galerinë Kombëtarenë Sofje. Autori i projektit është fotografi amerikan Sandro Miller. Në vitin 2013, ai vendosi të nderojë autorët që shënuan më së shumti karrierën e tij krijuese duke zgjedhur 35 nga fotografitë e tyre të njohura për t'i riprodhuar. Për këtë qëllim, Miller kontaktoi John Malkovich, i cili pranoi menjëherë të merrte pjesë në këtë projekt jo standard të artit.
Në serinë "Malkovich, Malkovich, Malkovich: Homazh për mjeshtrat e fotografisë", ylli i Hollivudit tregon cilësitë e tij të kameleonit, duke hyrë pa probleme në imazhet e Albert Einstein, Che Guevara, John Lennon, Andy Warhol dhe të tjerë.
Prezantimi i fotografit Sandro Miller është planifikuar për datën 18 shkurt (të shtunën), nga ora 11:00 deri në orën 12:30 në Galerinë Kombëtare “Kuadrat 500”. Ekspozita mund të vizitohet nga banorët e Sofjes dhe vizitorët e kryeqytetit deri më 30 prill 2023.
John Malkovich ndodhet aktualisht në Sofje në lidhje me pjesëmarrjen e tij tre mbrëmje me radhë /më 16, 17 dhe 18 shkurt/ në skenën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" me shfaqjen "Në vetminë e fushave të pambukut" të Bernard-Marie Koltes.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: nationalgallery.bg © Sandro MillerPiktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..